Nga aksidenti që ndodhi mesditën e së dielës në Pejë mbetën të lënduar dy të mitur.
Klan Kosova mëson se njëri nga të miturit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.
Siç njoftoi Prokuroria personi që goditi fëmijët është ndaluar për 48 orë.
”Është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Janë lënduar dy te mitur te cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore“, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.