Aksidenti tragjik në Kroaci, konfirmohen dy viktima nga Komuna e Junikut

Aksidenti tragjik në Kroaci, konfirmohen dy viktima nga Komuna e Junikut

Në mesin e dhjetë kosovarëve që ndërruan jetë si pasojë e aksidentit gjatë së dielës në Kroaci, janë edhe dy gra nga Komuna e Junikut, raporton Gazeta Enigma.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë, duke njoftuar se bëhet fjalë për Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe Gjyle Malokun.

“Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku”, thuhet në njoftim.

TË TRONDITUR NGA AKSIDENTI TRAGJIK I MËRGIMTARËVE TANË NË KROACI Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në…Posted by Komuna Junik on Monday, July 26, 2021

Related Articles