Aksidenti tragjik në Shtime, Aliu: Ditë e kobshme për komunën tonë

Aksidenti tragjik në Shtime, Aliu: Ditë e kobshme për komunën tonë

Katër persona humbën jetën në një aksident trafiku në magjistralen Shtime-Ferizaj.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka qujtur ditë të kobshme, dhe ka shprehur ngushëllime për humbjen e katër të rinjëve.

“Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, tha Aliu.

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes tragjike të katër të rinjëve.

“Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime. Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Krasniqi.

Nga aksidenti tragjik katër persona vdiqën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Personat e lënduar janë burrë dhe grua, të cilët janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga QKUK kanë thënë se gruaja e lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa burime brenda Qendrës kanë konfirmuar që ajo është shtatzënë.

“Një grua e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, kanë thënë nga QKUK.

Policia deri me tani nuk ka dhënë detaje shtesë se si ka ardhur deri tek aksidenti tragjik.

Related Articles