Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë rajonale në Mitrovicë.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, dhe se në të janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Ndërkaq, sipas burimeve të Klankosova.tv, vetura e aksidentuar është një automjet i KFOR-it.
Nuk dihet se nga cila veturë janë të lënduarit.