Aksident me fatalitet afër Badovcit, humb jetën një 49 vjeçar

Aksident me fatalitet afër Badovcit, humb jetën një 49 vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, afër Liqenit të Badocit.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një kamion.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë”, konfirmoi zëdhënësi Agron Boroci.

Tutje ai theksoi se “Nga informatat e para bëhet e ditur se në  aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Related Articles