Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Prokurorinë, raportohet se ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Hoti ka bërë të ditur se në këtë operacion, që ende është në zhvillim, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetin kriminal. Dhe se janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e lëndëve narkotike.
Poashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri.