Mbi 1 ton drogë është sekuestruar, në Pejë të premten, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas Nikçit, vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta Enigma.