Policia e Kosovës ka vazhduar me aksionin e mbylljeve të autoriteteve ilegale serbe që operonin në disa nga komunat e Dukagjinit.
Zyra e radhës e mbyllur është në Videjë të Klinës.
Policia e Kosovës ka konfiskuar dokumente në këtë zyre të cilat dyshohet se janë keqpërdorur dhe janë përdorur për falsifikime.
Po ashtu, është arrestuar kryetari i këtij autoriteti ilegal, e cila funksiononte si komunë paralele në Klinë.