Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të gjerë në Gjilan, në kuadër të një plani operativ të posaçëm për ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore, që ka përfunduar me arrestimin e 21 personave të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë.
Sipas njoftimit zyrtar, operacionet janë zhvilluar gjatë periudhës 13 maj – 13 gusht 2025, përmes veprimeve të planifikuara dhe të koordinuara në terren nga një task forcë e formuar enkas për këtë qëllim.