Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka zhvilluar një aksion në Prevallë, ku ubë konfiskimi i një sasie të madhe municioni, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia njofton se janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.
Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
IMPORTI, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE
Prevallë, Prizren, 06.04.2022 – 17:00. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.