Policia e Kosovës të mërkurën ka ndërmarr një aksion në rajonin e Pejës, ndërsa ka arrestuar disa persona, ka sekuestruar armë e substanca narkotike.
Sot në raportin 24 orësh bëhet e ditur se aksioni është zhvilluar konkretisht në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, në fshatin Baballoq dhe Maznik në Deçan.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit të tri lokacioneve të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar: 68.48 kg substancë narkotike e llojit Marihuanë, 177 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, 421 gram substancë narkotike të llojit Kokainë, një armë zjarri AK-47 me pesë karikator të zbrazët, një pushkë gjuetie me 27 fishekë.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 535 para të gatshme, 6 telefona mobil, një veturë, një peshore si dhe disa pajisje tjera që ndërlidhen me rastin.