Aksioni kundër fajdesë në Prishtinë

Aksioni kundër fajdesë në Prishtinë

Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Fajde”, “Shpërlarje e parave”, “Kanosje”, “Falsifikim i dokumenteve”, dhe “Mashtrim”.

Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast, sipas njoftimit të policisë, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Related Articles