Qindra persona në Kosovë pretendohet se kryejnë punë të rënda. Shumë prej tyre detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Në çdo stinë, ata kërkojnë para ose shesin gjëra të vogla ushqimore. Disa prej tyre qëndrojnë afër semaforëve dhe u afrohen makinave për t’i pastruar xhamat dhe për të kërkuar ndonjë cent.
E së fundmi, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në këtë komunë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se nga ky aksion, mbi 20 persona janë depërtuar në Shqipëri.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot gjatë ditë është organizuar nja aksion për lëmoshë kërkuesit të cilët janë dërguar në Gjyaktën për kundërvajtje dhe është shqiptu gjoba kundërvajtëse. Ndërsa është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale”, tha Bytyqi.