Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Ahmeti akuzohet se nga vitit 2018 në 2022, gjatë kohës sa ka qenë Kryetar i Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë rreth deponimeve në para të gatshme të realizuara gjatë atyre viteve.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A., për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse”, thuhet në njoftim.
Tutje Prokuroria bën të tij se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën e mbi 172 mijë eurove.
“Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro. Rasti i është dërguar për shyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special”, thuhet në njoftimi ne Prokurorisë Speciale.
Komunikata e plotë:
Aktakuzë ndaj një personi për mosraportim të pasurisë
Prishtinë, 23 Dhjetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A., për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.
Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.
Rasti i është dërguar për shyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
