Aktori i njohur George Clooney, pavarësisht raporteve të mira që ka më presidentitn e ShBA-së, Joe Biden, ai i ka kërkuar këtij të fundit të jap dorëheqje nga gara.
Clooney në një artikull të New York Times, ka thënë se ai e do Bidenin por që partia do të humbiste garën presidenciale si dhe çdo kontrollë në kongres me të si kandidat.
“Ky nuk është vetëm mendimi im; ky është mendimi i çdo senatori, kongresisti dhe guvernatori me të cilin kam folur privatisht”, ka thënë ai Clooney.
Tutje ai ka shtuar se partia ka nevojë për një kandidat të ri.
Megjithatë presidenti Biden, ka refuzuar të jap dorëheqje pas performancës së tij të dobët në debat kundër kandidatit republikan, Donald Trump. /Gazeta Enimga