Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetase të Kosovës me inicialet. S.SH., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Aktakuza është ngritur të mërkuren në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Prokuroria Speciale, njofton se e pandehura S.SH., me paramendim, me dashje dhe duke bërë përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘ISIS’ ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj, shtetas turk, nga Gjermania për në Turqi dhe, më pastaj, përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri, ku është angazhuar përmes ndihmës logjistike në organizatën terroriste ‘ISIS’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
/Gazeta Enigma/