Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshja kundër Burkina Fasos do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.

Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00./Gazeta Enigma/

Related Articles