Ditën e djeshme më 5 korrik, Kuvendi i Kosovës u kërcënua nga një mesazh në gjuhën angleze që u dërgua tek një punonjëse në zyrën e deputetit të LVV-së Gluk Konjuca, shkruan Gazeta Enigma.
Policia detyroi deputetët dhe mediat të largohen nga objekti i Kuvendit, pasi që kërcënimi ishte se do të ‘shpërthente një bombë për 10 minuta’.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, deklaroi për media se ky kërcënim ishte i rremë.
Tutje, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, potencoi se ky mesazh erdhi nga Serbia, ai deklaroi se shfrytëzuesi i numrit prej nga erdhi edhe mesazhi është Lazar Živković.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, këtë kërcënim e cilësoi si vazhdimësi e luftës hubride të Serbisë ndaj Kosovës.
“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, ka shkruar Kurti./GAZETAENIGMA/