Një grup prej 500 huliganësh serbë po planifikojnë të shkaktojnë dhunë në ndeshjen e parë të Anglisë në “Euro 2024”, kështu kanë raportuar autoritetet gjermane.
Shefi i policisë në Gelsenkirchen, Peter Both, tha se janë duke punuar për të identifikuar grupin para se ata të përleshen me mbështetësit e Anglisë, në Gjermani.
“Unë mendoj se sfida më e madhe për ne do të jetë identifikimi i grupeve të dhunshme, përçarëse në një fazë të hershme, për t’i ndarë ata nga tifozët paqësorë dhe që i binden ligjit, kjo do të jetë sfida jonë më e madhe”, tha Peter Both.
Rreth 40,000 tifozë anglezë pritet të udhëtojnë për të parë ndeshjen së bashku me 5,000 deri në 8,000 tifozë serbë. Anglia do të përballet me Serbinë të dielën në ora 21:00 në Veltins Arena. /Gazeta Enigma