Përgjatë takimeve që po mbahen në Kombet e Bashkuara në New York, kreu i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë Sergei Lavrorv, kanë nënshkruar një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd.
Lidhur me këtë ka reaguar gazetari nga Bosnje e Hercegovina, Jasmin Mujanovic, i cili përcjell në vazhdimësi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Mujanovic ka thënë se nuk është çudi që Serbia vazhdon të koordinojë politikat e saj me regjimin kriminal të Vladimir Putinit, derisa shton se ajo që është për t’u çuditur është se si qeveritë kryesore perëndimore kërkojnë që Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”.
“Kjo është arsyeja pse është e pamundur”, ka shkruar Mujanovic.
Ai tutje ka thënë se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë në mes të Serbisë dhe Rusisë do të duhej të ishte një alarm për Tiranën dhe Shkupin si dy shtete anëtare të NATO-s.
“Pse do të ndiqnit integrimin ekonomik me një vend që po përafron politikën e tij të jashtme me një shtet të pabesë ndërkombëtar? Nuk ka kuptim”, ka shkruar Mujanovic.
No surprise Serbia continuing to coordinate its foreign policies w/ the criminal Putin regime. What’s extraordinary is that leading Western govts want Bosnia, Montenegro & Kosovo to integrate their economies w/ Serbia via the “Open Balkans” initiative. This is why that’s a no-go. https://t.co/ENEPOwcGGA— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) September 23, 2022