Albion Rrahmani flet për “sekretin” e formës së tij

Albion Rrahmani flet për “sekretin” e formës së tij

Albion Rrahmani po vazhdon shkëlqimin në Rumani.

Sulmuesi shkëlqeu edhe mbrëmë në fitoren 4:0 të Rapidit ndaj FCSB, duke shënuar dy gola dhe shtuar një asistim.

“Kam luajtur shumë mirë. Në stadium kishte shumë tifozë. Dua të falënderoj tifozët tanë. Ishte një festë për të gjithë. Kam luajtur shumë mirë, kam luajtur 100%. E merituam këtë diferencë të rezultatit, por humbëm edhe raste të tjera”, tha fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.

“Unë jam shumë mirë tani. Këmba është në rregull tani. Do të shty veten për të vazhduar kështu deri në fund të sezonit. Fati im është familja ime. Unë trashëgoj talentin e babait tim, stërvitem me të. Stërvitem shumë”, deklaroi ai.

Albion Rrahmani ka shënuar 13 gola deri tash në elitën e futbollit rumun.

Related Articles