Albion Rrahmani shënon në derbin e Rumanisë

Albion Rrahmani shënon në derbin e Rumanisë

Albion Rrahmani ka shënuar një tjetër gol në kampionatin rumun.

Ai shënoi nga penalltia golin e epërsisë për Rapid Bukureshtin që po fiton në derbi ndaj Dinamo Bukureshtit, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit rumun.

Rrahmani shënoi në minutën e 35-të.

Është goli i tretë në dy ndeshje të zhvilluara.

23-vjeçari së fundi është ftuar nga Kosova për ndeshjet e këtij muaji.

Related Articles