Zyrtarja e BE-së drejtuar Borrell-it për qasjen ndaj Kosovës: Jeni rrezik për demokracinë, dorëhiqu

Zyrtarja e BE-së drejtuar Borrell-it për qasjen ndaj Kosovës: Jeni rrezik për demokracinë, dorëhiqu

Kati Schneeberger, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, e ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për qasjen ndaj Kosovës, duke e kërkuar dorëheqjen e tij, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një shkrimi në Twitter, ajo i është drejtuar Borrellit se ai po do që ta sanksionojë një shtet nga i cili janë kidnapuar tre policë nga njësitë e Serbisë, por se këtë të fundit e përkëdhel derisa kryen krime jashtë territorit të saj.

Schneeberger, i ka kërkuar Borrell të japë dorëheqje menjëherë, teksa ka shtuar se ai është një rrezik për demokracinë.

“Dorëheqni para se të bëni më shumë dëm. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, ka shkruar Schneeberger.

Ajo ka deklaruar se Evropa duhet të qëndrojë me Kosovën dhe të mbrojë demokracinë.

“Evropa duhet të qëndrojë me #Kosovën dhe të mbrojë demokracinë tone”. /Gazeta Enigma

Related Articles