Aleksandar Vuçiq paralajmëron takim me serbët e Kosovës

Aleksandar Vuçiq paralajmëron takim me serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut serb pas kthimit nga bisedimet me përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe Kosovës në Bruksel.

“Për ne problemi është se serbët e dinë mjaft mirë se nuk është obligim i tyre të paguajnë haraç që nuk është paraparë me asnjë akt”, tha Vuçiq, raporton Novosti.

Ai bëri të ditur se sonte do të bisedojë me ministrin e Mbrojtjes serbe, shefin e Shtabit të Përgjithshëm atje, si dhe me përfaqësues të serbëve nga Kosova.

“Në veri të Kosovës ka një zemërim të madh në mesin e popullatës serbe, dhe sonte përsëri do të takohem me Mojsiloviqin dhe Vuçeviqin, e më pas nga ora 11 sonte do të kem takim me serbët e Kosovës dhe Metohisë. Lutja ime për ta është që të përpiqen të ruajnë paqen”, u shpreh ai.

Related Articles