Aliu: Në Ferizaj kumbon fitorja e PDK-së

Aliu: Në Ferizaj kumbon fitorja e PDK-së

Pas mbylljes së vendvotimeve kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka dalë në konferencë për medie duke e shpallur fitore për këto zgjedhje në Ferizaj.

Në Ferizaj kumbon fitorja e PDK-së”, ka thënë ndër të tjera Aliu.

“Fitoi qeverisja qytetare jo politike. Kjo është fitorja e ferizajasve”, ka shtuar ai.

Kurse, deri më tani në disa prej komunave janë numëruar deri në 10% të votave.

Kësisoj në kuadër të Komunës së Ferizajt numërimi i votave ka arritur në 14.14%.

Sipas këtyre rezultateve numrin më të madh të votave deri tani e ka kandidati i PDK-së, Agim Aliu me 65.03%.

Kurse kandidati i VV-së, Valon Ramadani ka mbledhur deri tani 25.18% të votave.

Ndërsa kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi deri më tani ka 7.79% të votave.

Related Articles