Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, janë takuar me Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Larry Henry.
Gjatë këtij takimi u diskutua për prioritetet e Ministrisë së Mjedisit, si dhe bashkëpunimi me KFOR-in, ndërsa si çështje kryesore që u diskutua ishte për zonat e mbrojtura në Kosovë.
Të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin.