Allegri: Është e pabesueshme ajo çka po i bëjnë Juventusit, çka është shumë, është shumë!

Allegri: Është e pabesueshme ajo çka po i bëjnë Juventusit, çka është shumë, është shumë!

Pasi u konfirmua se do t’i hiqen 10 pikë për shkak të skandalit që lidhet me blerjen e paligjshme të fitimeve kapitale, Juventusi doli në fushë në ndeshjen e xhiros së 36-të të Serisë A. Ata humbën 4-1 në udhëtim nga Empoli, duke rrezikuar shanset e tyre për t’u kualifikuar në Champions League. Tifozët e Juventusit kërkojnë shkarkimin e trajnerit Massimiliano Allegri, por ai nuk dëshiron të largohet.

“Ky është një sezon jonormal për ne. Lojtarët kanë dhënë gjithçka këtë sezon. Normalisht, ishte një situatë e çuditshme që dënimi erdhi dhjetë minuta para ndeshjes. Për momentin gjithçka që mund të bëjmë është të mbyllim gojën dhe të pranojmë humbjen. Para ndeshjes fituam 69 pikë dhe ishim të dytët në tabelë, le të jetë e qartë”, tha trajneri i Juventusit dhe vazhdoi:

“Nuk mund t’i fajësoj lojtarët sepse nuk është një situatë e lehtë. As ditët në vijim nuk do të jenë të lehta sepse ne ramë nga Europa League dhe më pas morëm lajmin për largimin e dhjetë pikëve pak minuta para ndeshjes dhe për tre muaj po na hiqen pikët dhe po na kthehen. Nuk është justifikim, por padyshim që është një sezon jonormal për ne dhe pavarësisht kësaj skuadra fitoi 69 pikë”, përfundoi ai.

Related Articles