Kosova eksportoi mallra në muajin prill në vlerë 67.2 milionë euro me këto shtete

Kosova eksportoi mallra në muajin prill në vlerë 67.2 milionë euro me këto shtete

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.2%) në muajin prill 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 380.9 milion Eurosh, krahasuar me deficitin prej 381.7 milion Eurosh në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 15.0%.

“Eksporti i mallrave në muajin prill 2023 kishte vlerën 67.2 milion Euro, ndërsa importi 448.2 milion Euro, që është një rënie prej (-16.9%) për eksport, si dhe (-3.1%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, njofton ASK-ja.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 13.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 8.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.0% e përbëjnë produktet minerale; 4.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt e tekstilit, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.2% e përbëjnë produktet minerale; 12.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.6% e përbëjnë produkte të industrisë kimike; 6.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 19.5 milion Euro, ose rreth 29.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-23.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10.3%), Italia (3.9%), Holanda (3.2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 199.5 milion Euro, ose 44.5% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.6%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.0%), Greqia (6.0%), Italia (5.5%), etj”, njofton ASK-ja.

Sipas ASK-së në muajin prill 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 27.0 milion Euro, ose 40.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-14.6%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16.0%), Shqipëria (12.4%), Serbia (6.7%), dhe Mali i Zi (3.6%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2023, arritën në 78.3 milion Euro, ose 17.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.1%), Shqipëria (5.6%), Maqedonia e Veriut (4.6%).

“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 20.7 milion Euro, ose 30.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (14.6%), dhe Zvicra (9.2%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 170.6 milion Euro, ose 38.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.0%) dhe Kina (9.4%)”, njofton ASK-ja.

Related Articles