Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Skuadra e Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2022/23 dhe tashmë do të marrë pjesë në garat evropiane.

Vitin e kaluar skuadra e Ballkanit arriti suksesin historik, duke u kualifikuar në grupet e Conference League, teksa synon të përsërisë suksesin edhe këtë sezon.

Këtë sezon, FC Ballkani do të garojë në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Tashmë janë konfirmuar disa nga kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në këtë fazë.

Më poshtë keni disa nga kundërshtarët e mundshëm me të cilët Ballkani mund të përballet në rrethin e parë kualifikues të Champions League:

  • Ferencvaros
  • Qarabag
  • Slovan Bratislava
  • Sheriff Tiraspol
  • BATE Borisov
  • Astana
  • Maccabi Haifa
  • Zagliris
  • HJK
  • Fiora
  • Shamrock Rovers
  • TNS
  • Olimpija Ljubljana
  • Zrinjski Mostar
  • Lincoln Red Imps
  • KI
  • Dinamo Tbilisi
  • Aris Limassol
  • BK Hacken
  • Farul Constanta
  • Valmiera
  • Larne
  • Swift Hesperagne
  • Struga

Related Articles