Allegri: Juventusi nuk është konkurent për Scudetto

Allegri: Juventusi nuk është konkurent për Scudetto

Trajneri i Juventusit , Massimiliano Allegri, tanimë është dorëzuar nga lufta për titull në Serie A, dhe këmbëngul se është ‘matematikisht e pamundur’ të shohësh Bianconerët të fitojnë Scudetton këtë sezon.

Juventusi ka pasur ngritje të formës në vitin 2022 duke u ngjitur në tabelën e Serie A, por Allegri nuk e sheh skuadrën e tij pretendentë për titull.

“Ne po luftojmë në të gjitha frontet, edhe nëse Scudetto është e vështirë. Në fakt e pamundur”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp.

“Jemi jashtë garës për titull, mendoj se do të mjaftojnë 85 pikë për të fituar titullin dhe nuk mund ta arrijmë atë. Kemi një gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës dhe Ligën e Kampionëve kundër Villarealit”.

“Për momentin, është një sezon i mirë. Të shohim se cilët trofe mund të ngremë, nuk është e lehtë të fitosh çdo vit”.

“Gjëja e rëndësishme është të përmirësohemi, por ne duhet të bëjmë më shumë në disa situata. Ne duhet të jemi më të mirë kur kemi topin”.

“Një ditë tjetër në Ligën e Kampionëve, ne e menaxhuam topin mirë në disa situata, por disa herë të tjera, duhej të kishim më shumë kontroll, sidomos kur kundërshtarët nuk bënin presion shumë”, përfundoi italiani. /GazetaEnigma/

Related Articles