Tre persona humbën jetën nga COVID-19 për 24 orë

Tre persona humbën jetën nga COVID-19 për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119.

Në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 763./Gazeta Enigma/

Related Articles