Ambasada Amerikane në Kosovë është deklaruar rreth raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen këtë të diel.
Nëpëmjet një kumtese nga Ambasada u bën apel qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi si dhe shkelje që hasin gjatë procesit zgjedhor.
“Nëse sheh diçka, thuaj diçka. Raportoni çdo parregullsi dhe shkelje lidhur me zgjedhjet në Policinë, Prokurorinë, autoritetet zgjedhore ose mediat e Kosovës. Zgjedhjet Komunale të Kosovës 2021”, thuhet në kumtesë./Gazeta “Enigma“/