Ambasada amerikane për vizitën e Escobar dhe Lajçak: Mezi po presim ardhjen tuaj në Kosovë

Ambasada amerikane për vizitën e Escobar dhe Lajçak: Mezi po presim ardhjen tuaj në Kosovë

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot do të vijnë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në një postim në “Twitter”, Lajçak publikoi një fotografi nën shoqërinë e Escobar.

“Në rrugën tonë drejt Kosovës”, shkroi Lajçak.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.

“Mezi presim që së shpejti të mirëpresim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesin Special të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter. / Gazeta Enigma.

Related Articles