Ambasada britanike dhe BE dënojnë zhvillimet në Shqipëri: Çdo përplasje duhet të zgjidhet me dialog

Ambasada britanike dhe BE dënojnë zhvillimet në Shqipëri: Çdo përplasje duhet të zgjidhet me dialog

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka dënuar dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës ditën e sotme, që shqyen dyert duke u futur brenda partisë, raporton Gazeta “Enigma”.

“MB është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD. I bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike & ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike në Tiranë.

Për protestat që po zhvillohen në Shqipëri ka reaguar edhe0delegacioni i BE-së, të cilët kanë theksuar se nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se për të penguar depërtimin e mbështetësve të Sali Berishës brenda selisë së PD-së është hedhur gaz lotsjellës në ambientet e hollit.

Sali Berisha është shprehur se ky është një akt kriminal.

Sipas tij gazi është i Edi Ramës. / Gazeta Enigma.

Related Articles