Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për zhdukjen e 13-vjeçares

Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për zhdukjen e 13-vjeçares

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka reaguar pas zhdukjes së 13-vjeçares nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila është raportuar e zhdukur nga 27 qershori në qytetin Zwickau.

Ambasada bënë thirrje që çdo informacion mbi të të lajmrohet.

“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi. Nëse keni ndonjë informacion ju lutemi kontaktoni menjëherë familjarët apo policinë”.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani fton të gjithë qytetarët që ta shpërndajnë këtë thirrje, në mënyrë që informacioni të arrijë tek sa më shumë njerëz. Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm, ”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Familja: 015754145810. Policia: 0375 428102.

Related Articles