Ambasada e Kosovës në Berlin ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët atje

Ambasada e Kosovës në Berlin ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët atje

Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi para pak orësh në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane, si dhe me përfaqësues të mërgatës kosovare në Magdeburg dhe në rajonin e Sachsen-Anhalt.

Ambasada ka kërkuar nga shtetasit e Kosovës që, nëse kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë menjëherë në numrin emergjent të Ambasadsë në Berlin:

📞 +49 179 3670536

Ambasada theksoi solidaritetin e plotë me autoritetet gjermane dhe me qytetarët e prekur nga ky sulm, duke shprehur mbështetje për ata që ndodhen në nevojë në këto momente të vështira.

Related Articles