Ambasada e SHBA në Prishtinë: Departamenti i Shtetit po punon ngushtë me Kosovën për të luftuar korrupsionin

Ambasada e SHBA në Prishtinë: Departamenti i Shtetit po punon ngushtë me Kosovën për të luftuar korrupsionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se Departamenti Amerikan i Shtetit është duke punuar ngushtë përfshirë edhe Kosovën për të ulur korrupsionin.

Në një postim në platformën X, ambasada në fjalë thotë se pos Kosovës të përfshira në këtë bashkëpunim janë dhe shtete tjera të botës.

“Korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale”.

“Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe për të avancuar reformat”, thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Related Articles