Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar pas shkarkimit të Bordit të RTK-së, duke thënë se shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet që duhet të bazohen në merita.
Sipas ambasadës shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore
“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të pakët. Shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet që duhet të bazohen në merita. Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./Gazeta Enigma/