Ambasada e SHBA-së për njoftimin e Listës Serbe: Presim që qeveria të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve në veri

Ambasada e SHBA-së për njoftimin e Listës Serbe: Presim që qeveria të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve në veri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit me Listën Serbe, e cila përmes një deklarate njoftoi se do tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për zëvendësimin e kryetarëve të komunave.

Për klankosova.tv nga zyra për media e ambasadës kanë thënë se qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar: ”Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime”.

“Në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova do të mbajë një proces të votimit për tërheqjen e kryetarëve më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës. As ambasadori Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane nuk kanë thënë vazhdimisht, ne besojmë se është e rëndësishme që qytetarët kosovarë të kenë aftësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të larguar zyrtarët e zgjedhur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë”.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga zyrtarët kosovarë të zgjedhjeve për të lejuar të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në këtë proces demokratik. Mundësi pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovës. Na vjen keq për deklaratën e Listës Sërpska se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave”, kanë thënë nga ambasada.

Tutje, thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër.

“Pjesëmarrja demokratike ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, deklaruan nga ambasada.

Related Articles