Dorëhiqen katër anëtarë të KKZ-së në komunat veriore të Kosovës

Dorëhiqen katër anëtarë të KKZ-së në komunat veriore të Kosovës

Katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut sot kanë dorëheqje, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kjo u bë e ditur nga Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai në një përgjigje për Gazetën “Enigma” tha se “mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe”.

Tutje Elezi ka shtuar se në mbledhjet e kaluara KQZ ka caktuar 4 Zyrtarë Ekzekutiv të cilët përfaqësojnë subjektet politike parlamentare.

“Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare”, tha Elezi për “Enigmën”.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, deklaroi ai. /GAZETA ENIGMA

Related Articles