Tërmeti i 6 shkurtit e ka tronditur Turqinë dhe Sirinë.
Si pasojë e lëkundjeve të tokë të shkallës 7.8 raportohet se kanë vdekur mbi 35 mijë persona.
Shumë vende u mobilizuan që t’i dalin në ndihmë Turqisë.
Përveç ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë arritur t’i shpëtojnë të gjallë tre persona janë edhe ndihmat që janë nisur nga vendi ynë në drejtim të shtetit turk e ato janë:
“3161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës, 666 pako me pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë, 51 kuti (416 kilogramë) me rroba dimërore”, njofton Ambasada e Turqisë.