Presidentja Osmani takohet me Shefin e EULEX-it, kjo është arsyeja

Presidentja Osmani takohet me Shefin e EULEX-it, kjo është arsyeja

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Osmani dhe Wigemarku kanë folur për situatën në veri, si dhe për bashkëpunimin midis Kosovës dhe EULEX-it.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit”.

Related Articles