Ambasada e Turqisë jep detaje për ndihmat që janë nisur nga Kosova për të mbijetuarit nga tërmeti

Ambasada e Turqisë jep detaje për ndihmat që janë nisur nga Kosova për të mbijetuarit nga tërmeti

Tërmeti i 6 shkurtit e ka tronditur Turqinë dhe Sirinë.

Si pasojë e lëkundjeve të tokë të shkallës 7.8 raportohet se kanë vdekur mbi 35 mijë persona.

Shumë vende u mobilizuan që t’i dalin në ndihmë Turqisë.

Përveç ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë arritur t’i shpëtojnë të gjallë tre persona janë edhe ndihmat që janë nisur nga vendi ynë në drejtim të shtetit turk e ato janë:

“3161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës, 666 pako me pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë, 51 kuti (416 kilogramë) me rroba dimërore”, njofton Ambasada e Turqisë.

Related Articles