Teksa sot janë bërë një vit nga agresioni që u krye në Banjskë, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar duke kërkuar drejtësi në zbardhjen e rastit, raporton Gazeta Enigma.
Nga kjo ambasadë kanë thënë se nuk do të harrohet sakrifica e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke shtuar se autori i sulmit, Milan Radoiçiq, e ka pranuar përgjegjësinë por është ende i lirë në Serbi.
Ambasada ka shkruar në Facebook të martën se mosmbajtja përgjegjësi e këtij rasti, pavarësisht pranimit të fajit “minon paqen në rajon dhe dërgon mesazh të rrezikshëm”.
“Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në shkrimin e ambasadës. / Gazeta Enigma.