Ambasadat vendore si raportojnë shpenzimet

Ambasadat vendore si raportojnë shpenzimet

Vonesa në raportim të shpenzimeve nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore, por edhe shumë shkelje tjera ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Puneve te Jashtme për vitin 2020.

Sipas auditorit, Neni 17 i Udhëzimit Administrativ (UA) Nr. 01/2018, për plotësim dhe ndryshimin e UA nr. 03/2012 për shpenzimet personale dhe operacionale në Misione Diplomatike dhe Konsullore (MDK) të Republikës së Kosovës, në lidhje me raportin mujor të shpenzimeve përcakton se të gjitha shpenzimet pasqyrohen në raportin mujor financiar të MDK-së, i cili i raportohet deri me datën 15 të muajit vijues në departamentin për buxhet dhe financa në ministri, raporton “Front Online”.

“MDK-të janë të obliguara të respektojnë Rregullën financiare 01/2013 gjatë përgatitjes së raportit vjetor. Edhe në vitin 2020 kemi vërejtur vonesa në procesin e raportimit nga ana Misioneve Diplomatike dhe Konsullore. Kjo dukuri ishte raportuar edhe vitet paraprake, dhe gjendja pothuajse është e njëjtë. Vonesat e identifikuara ishin mbi afatin kohor prej 15 ditësh. Shkaku i vonesave në raportim të shpenzimeve nga MDK-të ishte mungesa e kontrollit të brendshëm në MDK për të raportuar me kohë për shpenzimet e ndodhura dhe mungesa e mbikëqyrjes adekuate nga MPJD. Vonesat në raportimin e shpenzimeve nga MDK-të ndikojnë në vonesa në regjistrimin e shpenzimeve në SIMFK dhe rrjedhimisht një pjesë shpenzimeve mund të mos përfshihen në PFV” thuhet në raportin e auditorit.

Related Articles