Ambasadorët e QUIN-it: Qeveria Kurti pa vonesa ta respektojë vendimin e Kushtetuese për Manastirin e Deçanit

Ambasadorët e QUIN-it: Qeveria Kurti pa vonesa ta respektojë vendimin e Kushtetuese për Manastirin e Deçanit

Ambasadat e vendeve të QUIN-it (ShBA, Britani e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) përmes një deklarate të përbashkët kanë deklaruar se provë kryesore e vendosmërisë se qeverisë së re është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit shkruan Gazeta Enigma.

Në deklaratën e përbashkët të shefave të misioneve thuhet se respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë e vendit.

“Më 22 Mars, një Qeveri e re u emërua me një mandat të fortë reforme dhe respekt për sundimin e ligjit. Një provë kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Respektimi i shtetit të së drejtës është një detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara inkurajojnë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme me regjistrimin e ligjshëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e shteteve të QUINT-i.

Pas kësaj, edhe ambasadori Italian Nicola Orlando ka deklaruar se i është bashkuar kolegëve të tij të QUIN-it në inkurajimin e Qeverisë së Kosovës që të përmbushin angazhimin e tyre në sundimin e ligjit, duke zbatuar urgjentisht vendimin e Kushtetueses të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së manastirit të Deçanit.

“Është koha për zgjedhje të guximshme”.

Related Articles