Ambasadori amerikan bën iftar me kolegët

Ambasadori amerikan bën iftar me kolegët

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është bashkuar stafit të ambasadës së tij për iftar.

Në një postim në Tëitter, krahas fotografive, Hovenier ka thënë se Kosova qëndron si “kampion” i lirisë fetare, që siç shprehehet ai është një nga vlerat shumë të rëndësishme të përbashkëta që kanë Kosova e Amerika.

“I nderuar t’i bashkohem stafit të Ambasadës Amerikane për një darkë iftari në ritin muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampion i lirisë fetare, një nga vlerat e shumta të rëndësishme që dy shtetet tona kanë të përbashkëta”, ka shkruar ai. 

Related Articles