Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Luksemburg, aty ku nesër do e zhvilloj ndeshjen kualifikuese në Ligën e Konferencës ndaj skuadrës Progres Niederkorn.
Gjatë ditës së sotme, Ambasadori i Kosovës në Luksemburg, Agron Bajrami, ka vizituar klubin gjilanas, raporton Gazeta Enigma.
Menaxhmenti i ‘kuqebardhëve’ e ka mirëpritur vizitën dhe mbështetjen e ambasadorit Bajrami.
Bajrami u ka bërë thirrjë gjithë shqiptarëve të cilët jetojnë në Luksemburg që ta mbështesin ekipin e Gjilanit në përballen e së enjtes.
Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: /Gazeta Enigma/