Ambasadori britanik viziton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Ambasadori britanik viziton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Sot, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është pritur në takim ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Fillimisht, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e priti ambasadorin në zyrën e tij, ndërsa më pas ai vizitoi ambientet e punës të KQZ-së dhe dhomën operative.

“Radoniqi e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka dhënë KQZ-së, veçanërisht në zhvillimin e softuerit të ri për transmetimin e rezultateve dhe statistikave nga vendvotimet, si dhe për përmirësimin e proceseve që zhvillohen në Qendrën e Kontrollit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves uroi për një proces zgjedhor të mbarë dhe të rregullt, duke përgëzuar stafin e KQZ-së për punën dhe përkushtimin e treguar në organizimin e zgjedhjeve.

Related Articles