Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, të cilën Ministria e Kulturës e konsideron si një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, raporton Enigma.
“Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter, duke bërë thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta në lidhje me Holokaustin.
“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. S’ka zbardhje të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas #MbroFaktet”, ka shkruar Rohde.
“Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në një mënyrë të hapur dhe të vërtetë. Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman. / Gazeta Enigma.
Very concerned about restauration plans for Xhafer Deva’s house, a known Nazi collaborator/protagonist of infamous SS Skanderbeg Div. No history whitewashing! Don’t distort the truth about the Holocaust or war crimes committed by the Nazis and local collaborators #ProtectTheFacts— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 7, 2022